Sveçla: Pjesëtarët e Policisë së Kosovës s’po kursejnë asgjë për sovranitet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës s’po kursejnë asgjë për sovranitet, kushtetutshmëri e ligjshmëri.
Sveçla këtë e tha gjatë vizitës së tij në Jasenovik, pendën e Liqenit të Ujmanit, Zubqin, Junaken e Urën e Bistricës.
“Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë”, ka thënë Sveçla.
Tutje Sveçla ka thënë se Sovraniteti është i patjetërsueshëm.
“Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm”, tha Sveçla./21Media