Sveçla publikon pamje nga sulmi me granata dore ndaj Komunës së Mitrovicës së Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar pamje nga sulmi që dyshohet se u bë mbrëmë me granata dore në drejtim të objektit të Komunës së Mitrovicës.

Si pasojë e këtij sulmi, dy vetura të Policisë së Kosovës që ndodheshin afër këtij objekti janë dëmtuar.

Sveçla ka thënë se vendi është bërë subjekt i sulmeve të vazhdueshme e të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë, e cila po e rrit dozën e agresionit ndaj Kosovës.

“Tendenca e Serbisë për ngritje të gatishmërisë së saj për sjellje kriminale dhe terroriste ndaj Kosovës, është dëshmi e radhës e synimeve të saj destruktive”, ka shkruar ministri.

Tutje ai ka thënë se Serbisë duhet t’i shtohet presioni në mënyrë që ajo të mos jetë element destabilizues jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe ndaj vendeve fqinje në rajon.

“Këto sulme terroriste duhet të përballen me reagimin e ashpër të komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.

Back to top button