Shkupi në prag të Kurban Bajramit, bakllavaja produkti më i shitur, çmimet e kurbaneve deri në 200 euro

Fluks i lartë i qytetarëve në tregun më të madh të Shkupit – Bit Pazar, në prag të Kurban Bajramit.

Kush gatuan e kush i blen të gatshme, bakllavaja dhe ato që duhen për përgatitjen e ëmbëlsirës tradicionale ishin produktet që më shumti kërkoheshin në treg.

Disa qytetarë na thanë se e përgatitnin në shtëpi, e disa të tjerë e blinin, përshkak se nuk ka kush t’i gatuajë.

Madje shitësit e ëmbëlsirave, thonë se vajzat e reja nuk e dinë se çfarë është bakllavaja!

Sa i përket kurbaneve, qytetarët thonë se çmimi i tyre lëvizë nga 150 deri në 200 euro.

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, e në Maqedoni dita e Kurban Bajramit është ditë jo pune për të gjithë besimtarët e besimit islam./21Media

Back to top button