Sveçla: Qytetarët serbë nuk janë palë e dorës së tretë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar takime me qytetarët e komunave veriore.
Këto takime ai i ka zhvilluar dje, dhe përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i ka siguruar ata se është në shërbim të secilit qytetar dhe së bashku me akterët institucional do të jenë afër tyre pavarësisht përkatësisë etnike dhe politike.
“Unë jam ministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Qytetarët serbë nuk janë palë e dorës së tretë. Ata janë banorë, qytetarë të barabartë sikurse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë këtu dhe gëzojnë të njëjtat të drejta. Duke pasur parasysh proceset e përbashkëta që na presin, përgjatë takimeve theksova rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet tona në mënyrë që t’i kalojmë ato më lehtë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit në mbarëvajtjen dhe ofrimin e sigurisë në vendin tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Tutje Sveçla ka vizituar edhe fshatrat shqiptare në veri ku sipas tij, për më shumë se dy dekada vërehej qartë mungesa dhe përkrahja e shtetit në këtë pjesë të vendit.
Sipas tij, këta bashkëqytetarë janë të vendosur që të qëndrojnë në atë anë ku me pune e djersë, të sigurojnë jetë e prosperitet për ta dhe fëmijët e tyre./21Media

Back to top button