Sveçla: Rasti në Veriq të ndriçohet sa më shpejtë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka qëndruar në fshatin Veriq të Istogut ku ka vizituar shtëpinë e djegur të një qytetari të nacionalitetit serb.

Sveçla ka deklaruar se rasti duhet të ndriçohet sa më shpejtë të jetë e mundur ndërsa ka theksuar se Kosova është vend demorkatik në të cilën jetojnë të gjithë qytetarët pa dallim.

“Kam kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë, ndërkaq edhe njëherë i ofrova Policisë gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në lidhje me këtë rast. Republika e Kosovës është dhe do të mbetet demokratike, vend ku jetojnë qytetarët të lirë e të barabartë, pa asnjë dallim përkatësie a prejardhje. Dhe për këto vlera do të jemi të pakompromis”, shkroi Sveçla.

Në lidhej me këtë rast, një ditë më parë kishte reaguar edhe ambasadori Hovenier si dhe KMDLNJ.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button