Gjykata liron ngacmuesin seksual sepse akti zgjati më pak se 10 sekonda

A llogaritet si ngacmim seksual nëse një sulm zgjat më pak se 10 sekonda?

Shumë të rinj në Itali po shprehin zemërim në rrjete sociale pasi një gjykatë e liroi një kujdestar teknik shkolle që e preku një adoleshente, sepse nuk zgjati mjaftueshëm.

Rasti përfshin një 17-vjeçare të një shkolle të mesme në Romë.

Ajo përshkroi se po ngjiste shkallët drejt klasës kur ndjeu se po i binin pantallonat, një dorë i preku të pasmet dhe i kapi të brendshmet.

“E dashur, po bëja shaka”, i tha burri asaj kur u kthye.

Pas ngjarjes, studentja e raportoi punonjësin teknik, 66-vjeçarin Antonio Avola.

Ai pranoi se e kishte prekur studentin pa pëlqim, por tha se ishte një shaka.

Një prokuror publik i Romës kërkoi një dënim me tre vjet e gjysmë burg, por këtë javë kujdestari u lirua nga akuzat për sulm seksual. Sipas gjyqtarëve, ajo që ka ndodhur “nuk përbën krim” pasi ka zgjatur më pak se 10 sekonda./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button