Sveçla reagon për plagosjen e policit gjatë shkëmbimit të zjarrit me hajdutët në Zllakuqan

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar lidhur me rastin e një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë, u plagos një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Sveçla ka njoftuar se polici i plagosur, Zenun Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi.

“Gjatë reagimit në një tentim vjedhje në Kishën e Zllakuqanit në mëngjesin e sotëm, gjatë shkëmbimit të zjarrit me personat e dyshimtë është plagosur pjesëtari i Policisë së Kosovës Januz Veselaj. Përgëzoj zyrtarët policor për përgjigjen e shpejtë në rast pas marrjes së informatës dhe zyrtarin Januz Veselaj për reagimin profesional përkundër rrezikimit të jetës së tij. Nga Drejtori i Policisë jam njoftuar se zyrtari Veselaj pas tretmanit të nevojshëm në QKUK është liruar për në shtëpi. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka kërkuar nga organet e rendit ndriçimin e rastit.

“Kërkoj nga njësitet përkatëse zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë. Kushdo që në çfarëdo forme tenton të cënojë jetën apo pronën e qytetarëve tanë dhe shtetit tonë do të ballafaqohet me forcën e ligjit”, ka shkruar Sveçla./21Media

Back to top button