Sveçla shkon në Jarinjë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pak minuta më parë ka arritu në Jarinjë.
Ai u nis me urgjencë për atje, pas kidnapimit të tre policëve kufitar të Kosovës nga Njesia Speciale e Policisë së Serbisë.
Tre policë kufitarë dyshohet se janë kidnapuar në fshatin Bare që ndodhet thellë brenda territorit të Kosovës.
RTV21 ka siguruar pamje nga atje./21Media
