Sveçla shpreson në ndriçimin e rrethanave të shpërthimit në Stamboll

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla reagoi pas shpërthimit që ndodhi pasditën e sotme në Stamboll.
Ai shprehi ngushëllime popullit turk si dhe u lut që ky të jetë rasti i fundit.
“Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me të gjithë popullin turk, me institucionet atje e në veçanti me familjarët e viktimave. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Lutemi që të jetë rasti i fundit që ka tronditur popullin turk dhe të gjithë ne. Shpresojmë në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të kobshme.”, shkroi Sveçla.
Sipas raporteve të fundit zyrtare nga Turqia raportohet për 6 viktima dhe 81 të plagosur nga shpërthimi në shesin Taksim të Stambollit./21Media
 

Back to top button