Kaloni te përmbajtja kryesore

Milan fiton ndaj Fiorentinës

Pas barazimit pa gola me Cremonesen, Milan iu është rikthyer fitoreve pasi ka arritur të fitojë ndaj Fiorentinës në “San Siro” me rezultat 2-1.
Kampioni në fuqi i Italisë kaloi në epërsi pas vetëm dy minutave lojë e golin e Rafael Leaos duke dhënë kështu sinjal se mund të arrihej një fitore e lehtë, por që nuk doli të jetë kështu.
Në minutën e 28′ të ndeshjes, mysafirët rikthyen baraspeshën në rezultat me Barak që realizoi për 1-1, dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë skuadrat ulën ritmin e lojës duke aplikuar lojë të kujdesshme, por që përfundimi i saj ishte tejet interesant.
Në minutat shtesë të ndeshjes, qendërmbrojtësi i Fiorentinës, Milenkoviq shënoi autogol për t’ia siguruar skuadrës së Stefano Piolit tri pikë të reja.
Pas xhiros së 15, Milani ka 33 pikë në vendin e dytë, ndërsa Fiorentina është e dhjeta me 19 pikë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button