Sveçla: Siguria në Kosovë kërcënohet nga sulmet e shtyra nga grupe politike

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se siguria në Kosovë kërcënohet nga sulmet e shtyra nga grupe politike, të cilat kanë për qëllim destabilizimin e vendit.
Sveçla tha të martën në konferencën “Ndërtimi i Reziliencës: Programet R&R për ekstremistët dhe luftëtarët e huaj në Kosovë dhe Itali’’, se aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë e vendit.
“Terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm mbesin ndër kërcënimet më serioze në mbarë botën. Aktet e ndryshme kriminale vazhdojnë të paraqesin kërcënim për sigurinë në Kosovë, përfshirë edhe sulmet e shtyra nga grupet politike që kanë për qëllim destabilizimin e vendit”, deklaroi ai.
Sveçla vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet shteteve është esencial në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Back to top button