Sveçla: S’ka më mbështetje politike për grupet mafioze
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se siguria e qytetarëve është qëllimi kryesor i Qeverisë.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka shkruar se s’ka më mbështetje politike për grupet mafioze, derisa ka njoftuar se gjatë kësaj jave janë arrestuar tre persona për fajde, 10 për narkotikë dhe janë konfiskuar 110 kilogramë substancë narkotike.
“3 persona të arrestuar për fajde, 10 persona të arrestuar për narkotikë dhe mbi 110 kilogramë substancë narkotike e konfiskuar është bilanci i javës që po lëmë pas. Përgëzoj të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës për angazhimin e vazhdueshëm në luftimin e krimit të organizuar dhe çdo lloj krimi tjetër. Nuk ka më mbështetje politike për grupet mafioze. Siguria e qytetarëve tanë dhe e vendit tonë mbetet qëllim kryesor dhe në këtë drejtim, asnjëherë nuk do të mungojë mbështetja jonë si qeveri që ky qëllim të jetësohet për çdo ditë”, ka shkruar Sveçla./21Media