Kurti: Patriotët më të devotshëm dhe punëtorët më të mëdhenj i kemi në diasporë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Frankfurt gjatë një tubimi me mergimtarë ka thënë se “punëtorët e patriotët mëdhenj janë në diasporë”.

Në tubim mori pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Më lejoni ta filloj me një thënie të Faik Konicës të 1901 se ‘të gjitha ndryshimet politike kanë pasur pëherë dy faktor: emigrantët dhe një elitë e vogël e lindur apo intelektuale brenda vendit’. Ky është kombinimi fitues për kombin tonë. Por, përderisa atë kohë thuhej ‘elita brenda vendit’ ne në fakt sot filluam takim me studentë, ekspertë e shqiptarë në Frankurtë, për t’u bindur se jo vetëm patriotët më të devotshëm dhe punëtorët më të mëdhenj, por edhe studentët dhe punëtorët më të zotë i kemi në diasporë”,  ka deklaruar Kurti.

Kurti ka zhvilluar disa tubime me mërgatën shqiptare para fushatës zgjedhore për votimet e 9 shkurtit.

Back to top button