Sveçla takoi Munsch, e njoftoi me provat që dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në organizmin e sulmit të 24 shtatorit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim admiralin Stuard B.Munsch, komandant i Komandës së forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s. Atë e ka njoftuar që institucionet e Kosovës janë duke punuar në analizimin e provave të sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Sveçla ka bërë të ditur se e ka njoftuar admiralin që provat deri tani dëshmojnë qartë për përfshirjen e Serbisë në organizmin operacional të këtij sulmi.

Ministri i Brendshëm e ka falënderuar atë për “për mbështetjen dhe ngritjen e kapaciteteve veçanërisht pas sulmit terrorist të organizuar dhe mbështetur logjistikisht dhe financiarisht nga Serbia ndaj Kosovës më 24 shtator”

“E njoftova Admiralin Munsch që institucionet tona të sigurisë janë duke punuar intenzivisht në analizimin e të gjitha provave të sulmit terrorist, të cilat deri më tash dëshmojnë qartë për përfshirjen e Serbisë dhe autoriteteve të saj në organizimin operacional të këtij sulmi. Republika e Kosovës ka qenë dhe vazhdon të jetë vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor duke qenë thellësisht me vlerat perëndimore. Bashkëpunimi mes institucioneve tona të sigurisë, NATO-s dhe partnerëve tanë është i ngushtë dhe do të vazhdojë të jetë i tillë gjithmonë”, ka shkruar Sveçla.

Back to top button