Sveçla thotë se nuk ka draft final për pagat e zyrtarëve publikë
Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës, ka thënë se nuk ka draft final për pagat e zyrtarëve publikë dhe se nuk ka as caktim të ndonjë koeficienti.
Sipas tij, vala e pseudolajmeve që po përhapen me shpejtësi në media rreth ligjit për pagat e zyrtarëve publikë është e pavërtetë dhe qëllimkeqe.
“As nuk ka draft final të ligjit për pagat e zyrtarëve publik e as nuk ka ndonjë vlerë të koeficientit. Vlera e koeficientit nuk do të jetë pjesë e ligjit për pagat e zyrtarëve publik, meqë e njejta përcaktohet me ligjin e buxhetit. Kjo valë e dezinformatave ka për qëllim krijimin e konfuzionit dhe krijimin artificial të pritjeve me idenë se këto pritje pastaj shumë lehtë mund të keqpërdoren për nxitje të pakënaqësive dhe ngritje të debateve të kota krahasuese”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ai ka bërë të ditur se MPB-ja do të ndajë draftin final me publikun në momentin kur i njejti të finalizohet./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?