Sveçla thotë se pas krimeve të djeshme në veri qëndrojnë edhe ish-policë serbë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se një pjesë e kriminelëve që qëndrojnë pas sulmeve të së martës në dy komunat veriore, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, vijnë nga radhët e ish-policëve serbë, të cilët kanë dhënë dorëheqje javë më parë.
Sveçla ka thënë të mërkurën në një konferencë për media, se pavarësisht kësaj, qytetarët serbë në komunat në veri nuk i janë përgjigjur sulmeve.
“Gjatë këtij sulmi janë përdorur shok bomba, granatë dore e armë zjarri. Në këtë rast PK në bashëkpunim me prokurorinë speciale e ka cilësuar si sulm ndaj rendit kushtetues, shtytje në vepra terroriste, kryerje e veprave terroriste, zjarrvënie dhe mbajtje nën kontroll dhe posedim të pa autorizuar të armëve. Policia e Kosovës dhe prokuroria Speciale janë duke u angazhuar në maksimum që të gjithë kriminelët e përfshirë në këtë sulm terrosit ndaj instituconeve tona të sillen para drejtësisë. Tashmë kemi edhe të dhënat e para të mbledhura nga tereni, qoftë nga policia e rendit, qoftë nga inteligjenca, e cila na thotë se një pjesë e këtyre kriminelëve vijnë nga radhët e ish pjesëtarëve të policisë së Kosovës”, ka thënë ai.
Sveçla ka deklaruar se situata në veri të vendit sot është e qetë.
“Situata sot është e qetë pas ngjarjeve me të cilat dje jemi ballafaquar në dy komunat në veri. Pas shpalljeve të zgjedhjeve nga institucionet e Republikës së Kosovës, me kërkesë të KQZ-së dje, policia e rendit ka asistuar në funksionalizimin e zyrave të komisoneve komunale zgjedhore në Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut. Siç jemi të gjithë dëshmitarë, banda kriminale kanë penguar fillimin e një prej proceseve demokratike në një vend demokratik, përmes metodave terroriste këto grupe të mbështetura e të drejtuara nga Serbia, dëshmuan edhe njëherë se janë kundër të drejtës fundametnale të qytetarëve të ktyre komunave për vendosur dhe zgjedhur udhëheqësit e tyre lokal”, ka thënë ai./21Media

Back to top button