Spahiu për planin franko-gjerman: Momenti që Kosova e Serbia të arrijnë një marrëveshje

Ish ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu lidhur me planin franko- gjerman në emisionin “21 drejtpërdrejt” tha se ndoshta mund të jetë momenti që Kosova e Serbia të arrijnë një marrëveshje, megjithatë shtoi se ekziston ndikimi rus në Serbi.
“Po të mos ishte ndikimi i madh që ka Rusia tek qeveria serbe, atëherë nuk do të ishte për t’u shqetësuar. Ky kërcënim do të thosha i prerë i Rusisë sa i përket marrëveshjes eventuale në bazë të planit franko- gjerman paraqet një element të ri në këtë drejtim. Serbia vështirë që do të mund të vendos pa pasur një dritë jeshile nga rusët.”, tha Spahiu.

Avni Spahiu: Zgjedhjet në veri duhet të shtyhen, nëse e kërkojnë aleatët
Ish ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu vlerëson se ka indikacione për t’u shtyer zgjedhjet në veri. Ai shtoi se është vështirë të mendohet se do të ketë pjesëmarrje të votuesve në zgjedhje.
“Qytetarët serbë në veri edhe po të donin nuk do të mund të marrin pjesë në zgjedhje, por gjithashtu edhe për shkak të zhvillimeve politike që tani po ndodhin si dhe reflektimeve të bashkësisë ndërkombëtare përfshirë edhe aleatëve tanë që mendojnë se kjo kohë nuk është e përshtashme për zgjedhjet dhe se vendimi më i mirë duhet të ishte shtyrja e tyre.”, tha Spahiu.
Ai sygjeroi që duhet të merret parasysh mendimi i aleatëve të Kosovës për këto zgjedhje pavarësisht se është vendim legjitim i insitucioneve të Kosovës./21Media

Back to top button