Kaloni te përmbajtja kryesore

​Sveçla thotë se sulmet në veri ishin sikur të Rusisë në Ukrainë

Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla tha se që nga viti 2023 e deri tash janë ashpërsuar aktet kriminale në veri të vendit nga grupet terroriste serbe, sulme që vetëm Rusia ka kryer në Ukrainë e Serbia në Kosovë.

Sveçla gjatë lansimit të raportit “ Siguria në veri Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc”, tha se strukturat paralele serbe kanë bashkëpunuar me Beogradin zyrtarë dhe kanë pranuar urdhra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e Milan Radoiçiq, i cili është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit.

Ndërsa, Skender Preteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – Prevent tha se e gjetura kryesore e raportit është se edhe pse kanë kaluar një vit pas sulmit në Banjska, personat e akuzuar ende gjenden në liri së bashku me Radojçiq.

Sipas tij, sulmet në veri të vendit janë shtuar në një intensitet të lartë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button