Sveçla tregon pamjet nga një banesë në Mitrovicën e Veriut, ku u konfiskuan cigare kontrabandë

Policia e Kosovës gjatë një operacioni në Mitrovicën e Veriut ka konfiskuar sot një sasi të cigareve të kontrabandë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.
“Cigare kontrabandë në një banesë në katin e 11-të në Mitrovicën e Veriut. Rend e ligj në gjithë territorin e Republikës”, ka shkruar ai.
Sipas pamjeve të videos së postuar nga Sveçla, mund të shihet se bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme cigaresh kontrabandë.