Sveçla u bashkohet sportistëve të kajakut në Ujman

`Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla i është bashkuar sot Federatës për Kajakim të Kosovës në lundrimin e tyre në Liqenin e Ujmanit.

Sveçla ka thënë se Ujmani është pjesë e pasurive të rëndësishme natyrore që posedon Kosova.

“Vendi ynë gëzon pasuri të jashtëzakonshme natyrore, të cilat mundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme rekreative të qytetarëve tanë e veçanërisht rinisë sonë. Liqeni i Ujmanit, i rrethuar me bukuritë natyrore dhe me kapacitetin që ka, sot ishte adresa e sportistëve të Federatës për Kajakim, të cilët lundrojnë ujërat e vendit tonë, por edhe më gjerë. I falënderoj për ftesën dhe i përgëzoj për organizimin”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Back to top button