Sveçla: Ura do të hapet nuk ka asnjë arsye të mos hapet

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla gjatë qëndrimit të tij në Mitrovicë të Veriut, ka thënë se ura mbi lumin Ibër do të hapet, por se kur do të hapet ura është çështje e vlerësimit të ekspertëve.
“Ura do të hapet, nuk ka asnjë arsye të mos hapet, se kur do të hapet kjo është çështje që vlerësohet nga ekspertët”, ka thënë ai në një përgjigje të shkurtër, kur nga gazetarët është pyetur nëse kanë shkuar për ta inspektuar stabilitetin e urës.
Ai ka folur edhe për aksionin e policisë për mbylljen e zyrave të Postës së Serbisë në Kosovë duke thënë se ato kanë vepruar pa licencë./21Media