Sveçla: Vetëm sot, 29 qytetarë konvertuan patentë-shoferët ilegalë në ato RKS

Vetëm sot (10 maj) 29 qytetarë nga nëntë komuna të Kosovës kanë konvertuar patentë-shoferët që lëshohen nga strukturat serbe patentë-shoferëve që lëshohet nga strukturat serbe
Kështu njoftoi Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

“Kjo do të jetë një mundësi e mirë për qytetarët tanë që pas pajisjes me patentë-shoferë të Republikës sonë, të kenë mundësinë të qarkullojnë lirshëm brenda vendit tonë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Qeveria e Kosovës në fillim të muajit maj njoftoi se MPB nxori vendim që u mundëson qytetarëve të konvertojnë patentë-shoferëve

Më 7 maj, kjo ministri po ashtu njoftoi se kalimi në patentë-shofer RKS nuk kërkon përsëritje të dhënies së provimit për fitim të patentës së shoferit
“por vetëm aplikim, të cilin çdo qytetar duhet ta dorëzojë në Qendrën për Pajisje me dokumente”.

Sipas MPB-së ky vendim do të jetë i vlefshëm deri me datën 9 gusht 2024./21Media

Back to top button