Sveçla: Vuçiq ka gënjyer për Policinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sonte ka deklaruar se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka gënjyer sot për Policinë e Kosovës.
Ai ka potencuar se Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit.
“Ministri i propagandës së Millosheviqit, Vuçiq në konferencën e sotme ka gënjyer për Policinë e Kosovës. Një zotim nga e kaluara se Ushtria e Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri pa pëlqimin e komandës së KFOR-it, është shtrembëruar qëllimisht. Policia e Kosovës është e autorizuar të sigurojë sundimin e ligjit dhe sigurinë për të gjithë qytetarët përreth Republikës së Kosovës”, është shkruar në faqen zyrtare të ministrit Sveçla në Twitter./21Media

Back to top button