Syla: Si pasojë e masave anti-Covid, gjendja e invalidëve të UÇK-së po rëndohet

 

Deputeti i AAK-së, Gazmend Syla ka thënë se  invalidët e UÇK-së po privohen nga Komisioni i Rivlerësimit të shkallës ivalidore për shkak të IKShPK-së.

“Invalidët e UÇK-së po privohen nga Komisioni i Rivlerësimit të shkallës invalidore, për shkak të IKShPK-së së Naser Ramadanit. Zyra e komisionit në fakt është mjaft e madhe dhe plotëson kushtet për punë pa rrezik. Përderisa vazhdohet me këso rekomandime, gjendja e invalidëve dhe e qytetarëve vetëm rëndohet”, ka shkruar Syla në Facebook.

Ai ka bërë apel rivlerësohen masat “të lejohet mbajtja e komisioneve të rivlerësimit invalidor; të hapen tregjet e automjeteve dhe kafshëve”.

Sipas tij, populli është vetëdijësuar, do kujdesen vet për shëndetin dhe do zbatojnë rregullat, por siç ka thënë ai “ata kanë nevojë për punë, për ekzistencë. Përderisa vazhdohet me këso rekomandime, gjendja e invalidëve dhe e qytetarëve vetëm rëndohet”. /21Media 

Back to top button