Qeveria ndan 70 mijë euro për nxënësit e Luginës

 

Qeveria e Kosovës ka ndarë 70 mijë euro për librat në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi tha se 70 mijë eurot e ndara për nxënësit e Luginës së Preshevës do të jenë nga rezervat shtetërore.

“Jemi pajtuar që kërkesën për mbështetje në vlerë prej 140 mijë euro t’i përgjigjemi me pjesë të barabarta prej 70 mijë euro. Këto mjete planifikohet të ndahet nga rezervat, prandaj kërkoj aprovimin e juaj për ndarjen e mjeteve për mbulimin e kostos librat në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës”, tha Krasniqi.

Në mbledhjen e sotme në mesin e shumë vendimesh, ekzekutivi vendosi që paga e koordinatorit për dialogun, Skënder Hyseni të jetë sa e një zëvendësministri, ndërkohë miratuan edhe plotësim ndryshimin e Ligjit për Lirinë Fetare. Qeveritarët ndanë 2 milionë euro për regjistrimin e popullsisë në vitet 2021-2023. Derisa morën vendim edhe për kompensimin e delegatëve të Kuvendit të Kosovës në vitin 1990./21Media

Back to top button