Sylejman Selimi viziton Isa Mustafën

“Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time…”

Ish-komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi ka vizituar sot kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën. Për këtë vizitë të Selimit, Mustafa ka thënë se është nder i veçantë. Ndër tjerash, lideri i LDK-së ka shkruar se Selimi ka dhënë kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

“Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim. Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.”, ka shkruar Mustafa.

Më 25 janar, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Sylejman Selimi është liruar me kusht. Selimi do të jetë nën mbikëqyrje të të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10. 2020.

Gjeneral Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015, duke u dënuar më 6 vjet burg. Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”./21Media

Back to top button