Vendi i Rikalos ende i zbrazët

Rikalo u shkarkua më 2 shkurt

Nenad Rikalo u shkarkua dy ditë më parë nga posti i ministrit të Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës. Mirëpo, ende nuk është vendosur se kush do ta drejtoj këtë ministri.

Në një prononcim për portalin rtv21.tv, zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi konfirmoi se ende nuk është vendosur së kush do të vijë në krye të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

“Jo ende nuk është vendosur”, u përgjigj Gashi.

Ajo gjithashtu për rtv21. tv tha se ende nuk është caktuar se nga cila parti do të jetë pasardhësi i Rikalos.

Nenad Rikalo nga Lista Serbe u shkarkua të shtunën nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Shkarkimi i tij erdhi pas kushtëzimit të PSD-së për votimin e buxhetit 2019.

“Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, kishte shkruar Haradinaj me të njoftuar për shkarkimin e tij.

Për ish-ministrin ditë më parë u raportua në medie se kishte bërë një mori shkeljesh kur Ministria e Bujqësisë i ka ndarë grantet.

Nenad Rikalo në fillim të mandatit si ministër i Bujqësisë ka marr akuza nga banorët e lagjes “Dardania” për keqtrajtim gjatë luftës në Kosovë. LDK-ja pati ngritur mocion në lidhje me akuzat publike ndaj ministrit Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Përmes këtij mocioni, LDK pretendonte që t’i kërkonte kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj shkarkimin e Rikalos, i cili vjen nga Lista Serbe, si pjesë përbërëse e koalicionit qeverisës.

Rikalo ishte emëruar si ministër i Bujqësisë më 9 shtator të vitit 2017./21Media

Back to top button