“Syri i Saharës”, një prej veçorive më mbreslënëse gjeologjike në botë

Në botë ka shumë mistere të cilat shkencëtarët nuk kanë arritur t’i sqarojnë. Një prej tyre është edhe ‘Syri i Saharës’ në Mauritani. Kjo strukturë mbetet një prej veçorive më mbreslënëse gjeologjike në botë.

‘Syri i Saharës’, mister gjeologjik në botë. Ai është një prej mistereve të cilin shkenca nuk ka arritur ta sqarojë ende.

Kjo strukturë vërehet vetëm nga lartësia, dhe në shikim të parë ajo duket si një krater në mes të shkretëtirës së Saharës.

Ajo është me diameter 50 km, dhe përmban një radhë valëzimesh strukturore. Valëzimet janë ato që fillimisht shtynë shkencëtarët të mendonin se ishte një krater i madh, por nga shumë studime që u bënë rreth tij, u zbulua se Syri i Saharës daton nga periudha proterozoike. Kjo do të thotë nga periudha para një miliard e 542 milion vitesh.

Sipas tyre, struktura u krijua gjatë procesit të quajtur ‘të palosjes’ ku u krijuan edhe format asimetrike.

Palosja bëhet kur forcat tektonike në të gjitha anët ngjeshin shkëmbinjët sedimentar.

Nëse shkëmbinjët janë të frohtë dhe të brishtë, mund të thyhen, por nëse janë të ngrohtë, ata palosen.

Kubeja në qendër të syrit përmban një raft gelqeror-dolomit. Ajo përbëhet nga diga e gurë vullkanik alkali.

Përkundër këtyre studimeve, struktura ‘Syri i Saharës’ mbetet mister. Ajo është veçoria më mbreslënëse gjeologjike në botë. Shkencëtarët vazhdojnë me studime rreth saj./21Media

Back to top button