Szunyog i gëzohet liberalizimit: Kam përjetuar edhe vetë kufizime udhëtimi
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i është gëzuar lajmit që Kosovës i është hequr regjimi i vizave nga ana e BE-së.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka thënë se si student edhe vetë i ka përjetuar kufizimet e udhëtimit.
“Urimet e mia të sinqerta për liberalizimin e vizave shkojnë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Duke përjetuar vetë regjime vizash dhe kufizime udhëtimi si student, e di se si ndihesha. Nga 1/1/24 kosovarët nuk do ta kenë më atë ndjenjë, pasi zona Schengen do të hapet për vizita turistike afatshkurtra”, ka shkruar ai./21Media
My sincere congrats on #VisaLib go to all🇽🇰#Kosovo citizens.
Having experienced visa regimes and travel restrictions myself as a student, I know what it felt like.
As of 1/1/24 Kosovans will no longer have that feeling, as the #Schengen will open up for short-term tourist visits.— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 19, 2023