Szunyog: KQZ-ja të krijojë kushte për votim të lirë e të drejtë për shkarkim të kryetarëve

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi datën për votimin për shkarkim të kryetarëve në katër komunat veriore.

Ai ka thënë se BE-ja e vlerëson procesin e verifikimit të nënshkrimeve nga KQZ-ja si dhe vendimin për e sotëm.

Szunyog është shprehur se i mbetet KQZ-së të përgatitet për të krijuar kushte për votim të lirë e të drejtë.

“Tani është thelbësore që KQZ-ja të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar proces të qetë dhe të krijojë kushte për votim të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar ai në platformën X.

Ai ka theksuar se “BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje përgjatë këtij procesi”.

Back to top button