Vdiq veterani i UÇK-së, Haradinaj: Musë Krasniqi mbetet frymëzim për shumë breza

Ka vdekur Musë Krasniqi veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi ku ka thënë se përpjekjet dhe sakrifica e tij, do të mbeten frymëzim për brezat.

“Ai sot u nda fizikisht nga ne por veprat e tij heroike, përpjekjet e tij të palodhura dhe sakrificat e bëra për lirinë dhe pavarësinë e vendit do të mbeten një frymëzim për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”./21Media

Back to top button