Szunyog pritet nga Radoniqi, zgjedhjet e parakohshme në veri në mesin e temave

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar takimin me kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në bisedën e tyre theksi ka qenë te Ligji i Zgjedhjeve dhe situata me komunat veriore.

“I gëzuar ta takoja kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi dhe të diskutonim për punën mbi zbatimin e Ligjit të Zgjedhjeve sikurse edhe çështjet aktuale rreth zgjedhjeve të parakohshme në veri. BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për KQZ-në për harmonizimin e akteve nënligjore me ligjin e ri” është shprehur Szunyog./21Media

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button