Szunyog: Rugova do të mbahet mend gjithmonë si njeri i përkushtuar ndaj paqes

Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog në 18-vjetorin e vdekjes së presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova ka bërë homazhe te varri i tij

Szunyog theksoi se Rugova do të mbahet mend si njeri i përkushtuar ndaj paqes.

“Rugova do të mbahet mend gjithmonë për rolin e tij në historinë moderne të Kosovës dhe si njeri i përkushtuar ndaj paqes”, ka shkruar Szunyog në platformën X.

Ai ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për organizimin e kësaj ceremonie.

Back to top button