Begaj: Rugova është e do të mbetet model për politikanët e Shqipërisë e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka kujtuar presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 18-vjetorin e vdekjes.

Begaj e ka cilësuar Rugovën si model i një politikani që duhet të jetë frymëzues për politikanët në Kosovë dhe Shqipëri.

“Ibrahim Rugova, Presidenti historik i Kosovës, lideri paqësor e paqëtues, është e do të mbetet modeli i politikanit frymëzues për politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës”, shkroi presidenti shqiptar në “Facebook”.

Back to top button