Szunyog thirrje Qeverisë të rivendos në veri policinë që drejtohet nga komuniteti

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar për rastin e ndjekjes, kërcënimit dhe frikësimit të gazetarëve në Leposaviq.
Sipas tij një ngjarje e tillë është një rikujtim i efektve negative që po shkakton vakumi ekzistues i sigurisë në veri të Kosovës.
Szunyog ka bërë thirrje që se duhet të bëhen përpjekje urgjente për të rivendosur në veri policinë dhe inteligjencën që drejtohet nga komuniteti në atë pjesë në përputhje me përbërjen etnike të popullatës lokale.
Ai po ashtu ka thënë se duhet të garantohet siguria e të gjithëve përfshirë edhe përfaqësuesve të mediave./21Media

Back to top button