Szunyog uron Kosovën për ratifikimin e tri marrëveshjeve nga Procesi i Berlinit

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, uroi Kosovën për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare të Procesit të Berlinit.
Szunyog e cilësoi këtë një hap i rëndësishëm për Procesin e Berlinit, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
“Urime Kosovës që ratifikoi ndër të parat tre marrëveshjet e Procesit të Berlinit me një mbështetje të madhe në Kuvend.”
“ Ratifikimi i sotëm është një hap i rëndësishëm për Procesin e Berlinit, Tregun e Përbashkët Rajonal dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Është një shenjë e qartë e përkushtimit të Kosovës për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit evropian”.
Këto tre marrëveshje ndërkombëtare do të mundësojnë lëvizjen e lirë me karta identiteti dhe njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe kualifikimeve profesionale brenda Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës janë ratifikuar tri marrëveshje të Procesit të Berlinit. Bëhet fjalë për marrëveshjen për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, në të cilën marrëveshje përfshihet edhe lëvizja me letërnjoftime me Bosnjë dhe Hercegovinën. Kjo marrëveshje u ratifikua me 82 vota për, asnjë votë, asnjë kundër.
Kuvendi Kosovës ratifikoi edhe Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor me 83 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët ratifikuan edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore me 84 vota për./21Media

Show More
Back to top button