Szunyogu takohet me Haxhiun flasin për mënyrën e kalimit të Kodit të ri Civil

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ambasadori Szunyog, i cili ka thënë se në këtë takim është biseduar për çështje të ndryshme, e në veçanti për Kodin e ri Civil.

“U takua me ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe diskutuan prioritetet e Ministrisë dhe agjendën legjislative. Theksova rëndësinë e zbatimit të Deklaratës së Përbashkët të Angazhimit për reformat në drejtësi dhe të rekomandimeve nga Raporti Vjetor 2023”, ka shkruar Szunyog në platformën “X”./21Media

Back to top button