Arsenal-Porto, formacionet zyrtare

Lideri e Premier Ligës, Arsenali ka punë të vështirë për të bërë sonte mbrëma teksa pret Porton në “Emirates”, në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Mikel Artetas pësoi humbje minimale 1:0 në minutat e fundit të ndeshjes me golin e realizuar nga Galeno.

Kështu, ka një deficit për nikoqirët që duhet ta përmbysin pasi synojnë të kalojnë në çerekfinale të kësaj gare për herë të parë që nga viti 2010.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Arsenalin nuk do të paraqitet Timber, kurse te Porto mungojnë Marcano, Ribeiro dhe Zaidu.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:

Arsenal (4-3-3): Raya; White, Saliba, Gabriel, Kiwior; Jorginho, Rice, Odegaard; Saka, Havertz, Trossard

Porto (4-2-3-1): Costa; Mario, Pepe, Otavio, Wendell; Varela, Gonzalez; Galeno, Pepe, Conceicao; Evanilson

Back to top button