“Me demarkacionin na janë humbur 10 vjet” Zeqaj: Ku është tash opozita ndaj Kurtit?

(Lajm i përditësuar)

“Me demarkacionin na janë humbur 10 vjet” Zeqaj: Ku është tash opozita ndaj Kurtit?

Zeqaj: Bulliqi u bë kryetar komune duke gënjyer se i kemi humbur 8 mijë hektarë tokë

Florent Zeqaj në ”Click” të RTV21 ka kritikuar ashpër partitë politike në Kosovë, duke thënë se që nga paslufta ato nuk kanë qenë të sinqerta mes vete dhe as me qytetarët, sidomos kur janë trajtuar temat e ndjeshme.

Sipas tij, çështja e demarkacionit ka shkaktuar humbje të mëdha kohore dhe politike për vendin, duke akuzuar edhe qeveritë dhe opozitën për qëndrime të ndryshme ndër vite.

“Krejt partitë politike prej që është ndërtuar shteti kanë qenë të pasinqerta mes veti dhe me popullin, kur kanë qenë në pyetje temat e nxehta. Me demarkacionin na janë humbur 10 vjet kohë, është kall shteti i Kosovës, a e ke humb një metër tokë? Ku është opozita që nuk del me ia nxënë derën Kurtit dhe AAK-ja që ka qenë në atë kohë zë dhe krah i VV-së, e ka pranuar Ramushi në qeverinë e tij dhe e ka nënshkruar ratifikimin e marrëveshjes? Pse nuk del me i thënë popullit ‘jam mashtruar, nuk është marre’? Sot i kemi dy të vërteta: komisionin e Murat Mehës dhe komisionin e Bulliqit. Bulliqi u bë kryetar komune duke thënë se i kemi humbur 8 mijë hektarë tokë. Merre hartën se sa metra i ka fituar Kosova me 2 mijë e 100 hektarë me demarkacion me Malin e Zi. Opozita këtë duhet me zbërthy, se ky është roli i saj”, tha Zeqaj.


Zeqaj “godet” VV-në: Postimet nuk i shkruajnë vetë, kontrollohen nga Dejona Mihali

Florent Zeqaj, në “Click” të RTV21, ka komentuar një postim të Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje, duke pretenduar se ai nuk është autor i tij.

Sipas tij, çdo postim i VV-së kontrollohet nga Dejona Mihali.

“Shkruan Dejona Mihali, ta garantoj që e ka shkruar Dejona Mihali. Në bazë të informacioneve që kam brenda VV-së, çdo shkrim, çdo postim kontrollohet nga Dejona Mihali. Ajo te Naim Bardiqi është realisht e vërteta e qëndrimit të VV-së, ta garantoj me jetë që nuk e ka shkruar Agim Bahtiri”, tha Zeqaj./RTV21/21Media

Back to top button