Tabela e Superligës pas xhiros së nëntë
Me ndeshjen derbi të zhvilluar ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit të dielën, është mbyllur edhe xhiro e nëntë e Superligës së Kosovës në futboll.
Kryendeshjen e kësaj jave e fitoi Ballkani me rezultat 2-0 duke arkëtuar kështu tre pikë të reja që e mbajnë në hap me Dritën.
Skuadra nga Gjilani vazhdon ta kryesojë tabelën me 21 pikë, tre më shumë se Ballkani i vendit të dytë.
Në pozitën e dytë tretë renditet Gjilanit me 14 pikë, i pasuar nga Prishtina me 12 dhe Drenica me 11 pikë në pozitat katër dhe pesë.
Trepça’89 dhe Llapit ndajnë pozitat gjashtë dhe shtatë me nga tepë pikë, kurse tri vendet e fundit mbahen nga Malisheva me tetë pikë, Ferizaj shtatë dhe Dukagjini me vetëm pesë pikë në pozitën e dhjetë.