Tabela e Superligës së Kosovës pas xhiros së tretë

Superliga e Kosovës në futboll sot e ka mbyllur edhe xhiron e tretë të edicioni të ri garues 2021/22.
Kishte mjaftë rezultate befasuese në këtë javë ku kampioni Prishtina u mposht nga Drenica, pastaj Llapi pësoi na Feronikeli kurse Gjilani u ndal me barazim pa gola nga Dukagjini.
Krye-ndeshja e kësaj xhiroje u zhvillua në Malishevë aty ku Drita mori tri pikë nga ballafaqimi me skuadrën e trajnerit Arsim Thaçi.
Pas tri ndeshjeve, janë tri skuadra që e ndajnë kreun e tabelës me nga shtatë pikë dhe ato janë Ballkani, Drenica dhe Gjilani.
Kjo është renditja e plotë:
Ballkani 7
Drenica 7
Drita 7
Gkilani 5
Malisheva 4
Feronikeli 3
Dukagjini 2
Llapi 2
Prishtina 1
Ulpiana 1.

Back to top button