Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri akuzon pushtetin për bllokim të hetimit rreth subvencionimit të teksteve shkollore

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se deputetët e partisë në pushtet do ta bllokojnë hetimin për aferën e keqpërdorimit të parave për blerjen e teksteve shkollore.

Në një postim në Facebook, Tahiri  ka shkruar se ata e kanë zëvendësuar kryetarin dhe zëvendëskryetarin e Komisionit Hetimor për këtë aferë, “nga radhët e opozitës e të cilët i ka zgjedhur Kuvendi”.

“Në panikun e gjetjeve të deritanishme në Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e aferës së keqpërdorimit të miliona eurove në emër të subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, deputetët e shumicës, anëtarë të këtij komisioni kanë vendosur që ta minojnë dhe bllokojnë hetimin përfundimtar të kësaj afere, duke u mbledhur sot në mënyrë të paligjshme, e duke e zëvendësuar kryetarin dhe zëvendës-kryetarin e këtij komisioni nga radhët e opozitës – e të cilët – i ka zgjedhur Kuvendi. Si grup parlamentar iniciues të këtij Komisioni Hetimor, vendimin e sotëm të deputetëve të shumicës parlamentare e konsiderojmë jo vetëm të paligjshëm, por atak të drejtpërdrejtë mbi mandatin e deputetit si përfaqësues i popullit, vendim i cili, në të njëjtën kohë është edhe një provë shtesë se pse pushteti i frikësohet hetimit të kësaj afere dhe pse ka vendosur që në mes të procesit t’a bllokojnë këtë komision”, ka shkruar Tahiri.

Kryetari i këtij komisioni është deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, e Tahiri u shpreh se me ligjin për Hetimin Parlamentar, këto dy pozita u takojnë partive opozitare.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button