Tahiri: Besimi i 50% të qytetarëve u keqpërdor skajshmërisht sot nga Kurti

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i ka dërguar një mesazh mryeministrit Kurti, përmes një video.
Tahiri tha se me vendimin e Kurtit, nuk kaloi Trusti, ku qindra mijëra familje e pritën sot këtë vendim të cilin e kishin iniciuar vet.
“Përmes kësaj video dua t’ia dërgoj kryeministrit Kurti një porosi, i cili me vendimin e tij, me urdhër të tij, sot vendosi që mos të kalojë Trusti.Qindra dhe mijëra familje, sot, prisnin një vendim të drejtë nga Kuvendi i Kosovës, një vendim i cili u iniciua nga vet qytetarët, nga ata të cilët e votuan. Besimi i 50% të qytetarëve të Kosovës u keqpërdor skajshmërisht sot”, shkroi Tahiri në Facebook./21Media

Back to top button