Tahiri – Bulliqajt: Ti letra plotë po punë kërkah..

Gjatë debatit zgjedhor në RTV21, në garën për Podujevën pati përplasje në mes kandidatit të AAK-së, Besnik Tahiri dhe kandidatit të VV-së, Shpejtim Bulliqi.
Tahiri akuzoi Bulliqin se po japin premtime të cilat nuk do të mund t’i realizojnë, siç është premtimi për ndërtimin e spitalit.
Sipas Tahirit, kjo nuk është në dorën e komunës, por të ministrisë, ndërkaq Bulliqi në kundërpërgjigje tha se partitë që ishin më herët në pushtet kanë shkuar shumë larg me këtë çështje duke hapur konkurs dhe duke pranuar në punë mjekë në spitalin e Podujevës, ani pse Podujeva nuk ka spital.
Bulliqi shtoi se për këta kandidat ka gjetur një vend pune duke prezantuar një dokument me emrat e mjekëve, ndërkaq Tahiri akuzoi Bulliqin se letra ka mjaft, por punë nuk po kryhet.

Në garën për kryetar të Komunës së Podujevës janë 6 kandidat nga AAK Besnik Tahiri, nga VV-Shpejtim Bulliqi, LDK Ekrem Hyseni, nga Nisma Xhemajl Hasani, Organizata Balli Kombëtar Demokrat Gazmend Islami, PDK- Floretë Zejnullahu. Podujeva ka 77 vendbanime me gjithësej 83 mijë e 562 qytetarë me të drejt vote. Në mandatin e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme më 7 dhjetor të vitit 2020 Shpejtim Bulliqi i VV-së zgjedhur kryetar i Podujevës./21Media
 

Back to top button