Tahiri: Do t’ia pamundësojmë ushtrimin e detyrës ministres Gërvalla

 

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri sot në një konferencë për media u shpreh se në çdo formë do t’ia pamundësojnë ushtrimin e detyrës ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gervallës pasi që sipas tij fjalimet e Gërvallës janë fyese dhe në linjë të plotë me atë që e thotë ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq karshi luftës së UÇK-së.

Tutje Tahiri tha se PDK-ja kërkon nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkarkimin e ministrës, Donika Gërvalla.

Tahiri u shpreh se fjalimet në Kuvendin e Kosovë e postimet e saj, Serbia do t’i përdorë në Këshillin e Sigurimit në favor të tyre.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për media tha se nuk do të jenë pjesë e seancës së sotme e cila pritet të vazhdojë nga ora 14:00./21Media

Back to top button