Tahiri fton deputetët të votojnë pro tërheqjes së 30% nga Trusti

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri edhe njëherë ka ftuar deputetët që të votojnë pro tërheqjes së një pjese të Trust-it.
Ai ka thënë se kjo është masë e domosdoshme.
“Në mungesë të alternativave nga qeveria dhe përballë gjendjes së renduar sociale, tërheqja e një pjese të parave të TRUSTIT është një masë e domosdoshme për të lehtësuar ballafaqimin e qytetarëve me këtë gjendje. Mundësia për të tërhequr një pjesë nga paratë e kursyera në këto rrethana, ka qenë kërkesë e drejtpërdrejtë e qytetarëve, prandaj i ftoj të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe veçmas ata të mazhorancës, që nesër ta votojnë projektligjin që mundëson një gjë të tillë”, ka shkruar Tahiri.
Deputeti ka theksuar se kjo nuk është betejë politike, por domosdoshmëri konkrete dhe kërkesë e të gjithë qytetarëve pa dallim.
Të mërkurën (22 qershor), do të mbahet një seancë në Kuvendin e Kosovës, pikë e rendit të ditës është edhe draftligji për mundësimin e tërheqjes së 30 për qind të kursimeve nga Fondi Pensional./21Media

Back to top button