Sulm në Suedi, dy të plagosur

Dy persona janë lënduar nga një sulm me thikë, të martën në një qendër tregtare në qytetin Vesteras në Suedi.
Policia thotë se ka ndaluar një person në vend pas sulmit.
Oficerët thanë në një deklaratë se ishte përdorur një objekt i mprehtë, por nuk dhanë detaje të mëtejshme, transmeton rtv21.tv.
E përditshmja suedeze Aftonbladet, duke cituar burime të paidentifikuara, raportoi se viktimat u goditën me thikë.
Policia tha se sulmi ndodhi në pjesën qendrore të Vasteras, një qytet rreth 90 kilometra në perëndim të Stokholmit.
Kohët e fundit ka pasur një sërë sulmesh me thikë në Suedi, veçanërisht një varg incidentesh në shkolla./21Media

Back to top button