Tahiri: Hera e parë që një parti bllokon themelimin e një komisioni

 Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri kritikoi ashpër deputetët e mazhorancës për votimin kundër themelimit të një komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike.

Në një konferencë për media, Tahiri tha se deptetët e pushtetit tentuan ta bllokojnë një proces hetimor të rëndësishëm, derisa shtoi se në mesin e ministrave ka persona që kanë kryer vepra penale e keqpërdorime.
“Republika e Kosovës ka një histori sa i përket hetimeve parlamentare. Është një instrument i opozitës që të hedh dritë në gjetjet. Sot edhe ashtu kërkova që për këtë çështje duhet të votohet e të mos ketë debat. Vlen të theksohet se gjatë kësaj periudhe taksa të qytetarëve janë shpenzuar 200 milionë euro, që nuk e dimë saktë për to”, deklaroi Tahiri.

PDK paralajmëron se do të inicojë themelimin e një komisioni hetimor parlamentar përmes formave tjera, që të hedh në dritë të gjitha keqpërdorimet që janë bërë gjatë krizës energjetike.

Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi themelimin e komisionit për hetimin e situatës me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës, me 23 vota për dhe 50 kundër./21Media 

Back to top button