Mbi 564 miliardë dollarë humbje për Ukrainën

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës i ka kushtuar Ukrainës 564.9 miliardë dollarë (429.3 miliardë £) deri më tani sa i përket dëmtimit të infrastrukturës, humbjes ekonomike dhe faktorëve të tjerë, sipas ministres së ekonomisë së Ukrainës.

Luftimet kanë dëmtuar ose shkatërruar 8,000 km (4,970 milje) rrugë dhe 10 milionë metra katrorë banesa, shkroi Yulia Svyrydenko në një postim në mediat sociale.

Rusia vazhdon të thotë se po kryen një “operacion special ushtarak” në Ukrainë me qëllim të çmilitarizimit të vendit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë thënë se ky është një justifikim për një pushtim të paprovokuar./21Media

Back to top button