Tahiri i reagon Muratit: E kërkon një rritjen e pagave nga sektori privat, e s’ka bërë asgjë për ta

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së,  Besnik Tahiri ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati i cili i ka kërkuar bizneseve që t’i rrisin pagat për punëtorët.

Tahiri i ka quajtur mashtrim skandaloz deklaratat e Muratit.

“Ai (Murati) kërkonte që sektori privat t’i rrisin pagat për punëtorët sepse u është rritur fitimi. E, është vet personi përgjegjës, që e ka në dorë, me një rishikim buxhetor, me një ndërrim të një neni, ta rris koeficientin nga 105 në 129 euro, siç kemi rekomanduar si AAK dhe me i rritë pagat në sektorin publik për 80 mijë njerëz.”, ka shkruar Tahiri.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria dhe ministri Murati nuk kanë bërë asgjë për sektorin privat, për biznesin dhe ekonominë.

“Pra, e ka në dorë vendimin për t’i rritur pagat në sektorin publik, e kërkon një gjë të tillë nga sektori privat, që s’ka bërë asgjë për ta. Kjo është një qeveri, është një ministër i Financave që nuk ka bërë asgjë për sektorin privat, për biznesin, për ekonominë, veçse ua ka rënduar jetesën, e veçse u ka qëndruar mbi kokë, tash e dy vjet e gjysmë.”, ka thënë Tahiri.

Ministri Murati sot në një konferencë për media ka deklaruar se një ndër problemet që pondikon në mungesën e punëtorëve sipas Muratit është se bizneset nuk po ofrojnë kushte të përshtatshme për ta.

“Duke filluar që nga pagesa, pra për shumë biznese marzhat e prodhimit janë rritur sidomos viteve të fundit dhe këtë  them të konfirmuar nga të dhënat, prandaj duhet të rriten edhe pagat e punëtorëve “, ka deklaruar Murati./21Media

Back to top button